Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot shpallet aktgjykimi

0%

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021. Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora . Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.

Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Burimi: Telegrafi