Gjykata Themelore në Pejë pritet që sot të shpallë aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Në këtë rast të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasjen e trefishtë të ndodhur më , kur gjatë sulmit ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.
Një tjetër pasagjer kishte mbetur i plagosur. Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë përgjegjësinë e tyre për kryerjen e veprës penale.
Po ashtu, edhe pala e dëmtuar ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit. Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan – FOTO Shpallja e aktgjykimit bëhet në ora . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
