​Të premten s’ka kufizim të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Për këtë arsye, automjetet e kësaj kategorie do të mund të qarkullojnë pa kufizime. Ministria bëri të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike. Ajo theksoi se qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë nëse krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot