Messi dhe Scaloni, gati të pamposhtur në fazën nokaut

0%

Shpërndaje në: Superylli Lionel Messi dhe përzgjedhësi Lionel Scaloni kanë krijuar një dyshe të jashtëzakonshme, thuajse të pamposhtur në fazën nokaut të turneve të mëdha. Qëkur kjo dyshe nisi punën së bashku, Argjentina e ka humbur vetëm një ndeshje në Kupën e Botës dhe në Kupën e Amerikës. Humbja ishte më 2 korrik të vitit 2019 nga Brazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Që nga ajo kohë, Argjentina i ka fituar 12 ndeshje në kualifikimet e Botërorit. Scaloni debutoi si përzgjedhës i përkohshëm më , dhe u emërua zyrtarisht më 29 nëntor të atij viti. Që nga ajo kohë, ai e ka fituar Kupën e Amerikës 2021 dhe 2024, Kupën e Botës 2022, dhe tashmë ka arritur në çerekfinale të Botërorit 2026.

Për më shumë, Argjentina nuk ka humbur në penallti në fazën nokaut që prej 26 qershorit të vitit 2016, në finalen e Kupës së Amerikës nga Kili. Nga 12 fitoret e Scalonit me Argjentinën, katër prej tyre ishin në penallti, përfshirë finalen e “Katari 2022” ndaj Francës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha