“Denoncuam në Bruksel 4 ligjet famëkeqe”, deputeti Redi Muçi, takim

0%

Deputeti Redi Muçi ka zhvilluar një takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin në Bruksel, ku, sipas tij, ka paraqitur shqetësimet lidhur me katër ligje që opozita i cilëson si “famëkeqe”.

Përmes një reagimi publik, Muçi bëri të ditur se gjatë takimit janë prezantuar argumentet ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve dhe se përfaqësuesit e Komisionit Europian janë angazhuar t’i shqyrtojnë propozimet e paraqitura. “Prezantuam argumentet ligjore për shfuqizimin e katër ligjeve famëkeqe dhe morëm zotimin se do t’i shqyrtojnë propozimet tona” , u shpreh deputeti.

Sipas Muçit, forcimi i demokracisë dhe respektimi i shtetit të së drejtës mbeten elementë thelbësorë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. “Demokracia është vlera me të cilën Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deputeti theksoi se çështjet e ngritura lidhen me respektimin e standardeve demokratike dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me parimet e Bashkimit Europian.

Burimi: Bota Sot