Momente tensioni në Urën e Bruklinit/ Burri ecën mbi kabllot në

0%

Një burrë ka shkaktuar alarm në Nju Jork pasi u ngjit mbi kabllot e Urës historike të Bruklinit, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të mbyllin përkohësisht trafikun në njërin krah të urës. Pas një operacioni që zgjati disa orë, ai u zbrit në mënyrë të sigurt dhe u vu në paraburgim.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, pak para orës sipas orës lokale, kur kalimtarët dhe shoferët panë burrin duke ecur mbi kabllot e çelikut pranë njërës prej shtyllave karakteristike të Urës së Bruklinit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin duke ecur dhe balancuar në një lartësi të konsiderueshme, ndërsa në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës. Operacioni për ta zbritur zgjati disa orë, duke bërë që trafiku në korsinë lindore të urës, në drejtim të Bruklinit, të pezullohej gjatë orës së pikut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Oficerët e Njësisë Speciale të Emergjencave arritën më në fund t’i afroheshin burrit dhe ta transportonin në një vend të sigurt. Më pas ai u vu në paraburgim. Sipas mediave amerikane, dyshohet se burri po përballej me probleme të shëndetit mendor. Qarkullimi në urë u rikthye rreth orës , pasi autoritetet përfunduan operacionin.

Ky nuk është rasti i parë i një incidenti të tillë në Urën e Bruklinit. Në vitin 2022, një tjetër person u ngjit mbi kabllot e urës, duke shkaktuar vonesa të gjata në trafik dhe një mobilizim të madh të ekipeve të shpëtimit.

Burimi: Bota Sot