Shabani largohet nga posti i përzgjedhësit të Kosovës

0%

Shpërndaje në: Agron Shabani më nuk do të jetë përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës A për hendbolliste. Dorëheqja e Shabanit është aprovuar të enjten nga Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. “Bordi ka pranuar dorëheqjen e Shabanit, duke falënderuar përzemërsisht atë për punën e madhe që ka bërë”, ka shkruar Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten.

Shabani largohet nga posti i selektorit pas më shumë se tetë vjet. Ai ishte emëruar selektor më 25 janar të vitit 2018. Nën drejtimin e tij, Kosova ka arritur sukseset më të mëdha. “Ka avancuar dhe është stabilizuar në kualifikimet e rregullta për Kampionat Evropian. Po ashtu e ka kaluar dy herë me sukses fazën e parë kualifikuese për Kupën e Botës.

Kalimi i Ishujve Faroe në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 dhe fitoret impresive ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, janë sukseset më të mëdha që i ka arritur Kombëtarja jonë deri më tani. Por në kujtesë do të mbeten edhe fitoret ndaj Qipros e Luksemburgut dhe ndeshjet e forta me superfuqitë e hendbollit”, shkruan FHK-ja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FHK-ja ka falënderuar Shabanin për “kontributin e çmuar për Kosovën dhe për hendbollin kosovar në përgjithësi”.

Burimi: Koha