Gjini e refuzon Kurtin: Aleanca nuk sheh nevojë për takim, kushtet

0%

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka bërë publike përgjigjen që ia ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për takim lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Përmes një postimi, Gjini ka bërë të ditur se AAK nuk e sheh të nevojshëm mbajtjen e një takimi, duke theksuar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar. Sipas tij, Aleanca është e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve vetëm nëse mandatari për kryeministër pranon gjashtë kushtet e paraqitura më herët nga AAK.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka ritheksuar se nuk ka nevojë për një takim të ri, pasi kërkesa e AAK-së në këmbim të sigurimit të kuorumit mbetet e njëjtë dhe lidhet me pranimin e gjashtë kushteve të vendosura nga Aleanca për formimin e institucioneve.

Burimi: Telegrafi