Pulisic mungon disa javë shkaku lëndimit në Kupën e Botës

0%

Shpërndaje në: Ylli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic, do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes kundër Belgjikës. Një person në kushte anonimiteti për “AP” ka thënë se Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë në humbjen e SHBA-së ndaj Belgjikës me rezultat 4:1 në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Ai pritet t’i bashkohet Milanit në përgatitje më 23 gusht. Pulisic dështoi të shënonte gol për SHBA-në në Kupën e Botës. Pulisic, i cili mbush 28 vjeç në shtator, ka 30 gola në 90 paraqitje ndërkombëtare.

Burimi: Koha