FIFA merr vendim për gjyqtarët e ndeshjes Argjentinë-Egjipt

0%

Jerome Brisard, gjyqtari francez i VAR-it që ishte pjesë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit në Kupën e Botës, do të vazhdojë të mbetet në turneun që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjyqtar kryesor i asaj përballjeje ishte bashkëkombësi i tij, Francois Letexier.

Sipas raportimeve, ankesa e Federatës së Futbollit të Egjiptit drejtuar FIFA-s për largimin e dy gjyqtarëve nga turneu nuk ka rezultuar e suksesshme. Ndërkohë, gjashtë zyrtarë të tjerë që kanë qenë në dhomën e VAR-it gjatë ndeshjes së zhvilluar në Dallas janë larguar nga detyra të enjten. Në mesin e tyre ishte edhe gjyqtari zviceran i UEFA-s, Vidai Sanz.

Nga pozitat e tyre janë larguar gjithashtu marokeni Hamza Al-Fariq, braziliani Rodolfo Tuski, meksikani Eric Miranda, kinezi Fu Ming dhe australiani Sean Evans, ka raportuar “Mundo Deportivo”. Në anën tjetër, spanjolli Carlos del Cerro Grande nga Madridi do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij në VAR.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja Argjentinë – Egjipt shkaktoi reagime të shumta dhe polemika të mëdha për shkak të vendimeve të arbitrave. Argjentina arriti të përmbysë rezultatin nga 2:0 në 3:2, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Zvicrën. Pas takimit, shumë tifozë dhe analistë sportivë kritikuan gjyqtarët, duke vlerësuar se vendimet e tyre favorizuan Argjentinën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com