Kany West, Edi Rama dhe vulgariteti shqiptar

0%

Kur në ditët e protestës shikon një baba që proteston me fëmijën e paralizuar në karrocë. Dhe për më tepër e rrëmben policia, duke e lenë fëmijën në karrocë. Dhe janë njerëzit ata që i afrohen, dalin në krah, janë shqiptarët protestues.

Dhe po këta mblidhen e soidarizohen financiarisht për ta ndihmuar, atëhere shpjegimi është i thjeshtë, jetojmë në një vend ku mizerja sundon me dorë të hekurt pa patur asnjë lidhje me realitetin. Jepjua ato para baballarëve dhe nënave në nevojë, heronjëve që rrisin fëmijë me kaq shumë halle e nevoja mbinatyrale. Shërbeji qytetarit tënd së pari pastaj atij rreperit amarikan.

Kjo është vulgare, pasi vuajtjet dhe problemet tona nuk paskan të sosur. Nga ana tjetër, e pyeta nje pensionist shqiptar se, sa ishte bonusi i verës që i dha Edi Rama? Dhe ai m’u përgjigj, po çfarë more vëlla një tallje bythe, 2800 lekë të vjetra. Dhe nuk e di pse i mora, duhet t’ia kisha përplasur në fytyrë, shumë i fyer u ndjeva.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër të bësh një llogari të thjeshtë se sa mund t’ua rrisnin pensionin ato 4 milion euro të qeverisë (megjithëse kurrë nuk kam për ta besuar se janë aq, afërmendsh janë disafish, nisur edhe nga mendesia me projekte fiktive për të zhvatur buxhetin e shtetit etj.), por këto 4 milion euro të konvertuara në lekë, që bëjnë 4 miliard dhe t’i pjestosh për aq sa janë pensionistët shuma do ishte komplet ndryshe.

Po s’është vetëm kjo, ta mendosh se sa probleme ka shëndetësia, arsimi apo sa rrethina kanë nevojë për urbanizim a përpunim plehrash etj., kjo është me plot gojën idiotësi shqiptare.

Megjithatë vulgariteti arrin deri aty sa pa përfshirë faktin që po ndërtohen edhe një impiant enkas për rreperin amerikan…, kur në të njëtën kohë politikat me librin, shpërndarjen apo evidentimin e vlerave aq sa televizionet shqiptare nuk kishin pse blinin vetëm telenovela Turqie, por mund të investonin në subjektet e shkrimtarëve kombëtare ku të pasqyronin jo problemet sociale të Turqisë rurale dhe moderne, por edhe vuajtjet e djemve e bijve të tyre në botën e madhe të kurbetit.

Dhe ajo që është më ironikja është fakti kur thonë se ky investim bëhet për të fuqizuar turizmin shqiptar. Futeni në kokë turizmi ka vetëm një mënyrë për tu fuqizuar, ngritja e standartave, pa standarte jo Kany Westi të vi, por edhe zoti vet nuk bën derman.

Dhe thika m’u në palcë shkon kur lexon dhe pyet pak rreth figurës së rreperit kontravers, i cili fal botës së lirë amerikane dhunon publikisht gjithkënd, aq sa nuk e ka problem të thotë se e adhuron Hitlerin për Holokaustin, mos t’i futemi antisemitizmit, jo për ato çfarë ndodhin në Gaza, por për faktin se kokat e parave në Amerikë janë me origjinë çifute.

Dhe ta mendosh se këto lidhje shtetërore nga bijtë e ish nomeklaturës, atyre që kanë rrënjë të forta gjoja me ndjenjat e larta patriotike dhe kombëtare, që janë me fituesit e luftës së dytë botërore, që ndërtuam miliona bunkerë kundër Amerikës, kurse sot nuk e kanë problem të sjellin një reper produkt plangprishës nga bota e saj.

Eshtë vulgare se bijte e tyre që persekutuan për 45 vjet, internuan kolonë shqiptarë pa fund, bash për lidhje me Amerikën, me perëndimin, me kapitalizmin, që vranë e prenë për atdheun dhe që sot e shesin me kile si kasapi berrin e varur. Mos i toleroni, madje mos përtoni të shkoni dhe ta përmbysni atë impiantin e Kasharajt.

Eshte shumë e thjeshte, është më normale kur djersën tuaj e terni vet se sa ofshoret e kokëtuleve në detin e Karaibeve.

Burimi: Bota Sot