AAK-ja refuzon ftesën për takim me Kurtin

0%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja. Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se përgjigjja zyrtare e partisë i është dërguar Kurtit, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i njëjtë me atë të datës 26 qershor.

Në një letër publike, Gjini ka thënë Aleanca është e gatshme të ndihmojë në kuorum për zgjedhjen e presidentit po që se Kurti i pranon gjashtë pikat e ofertuara nga AAK-ja. “ Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.

Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik ”, ka shkruar Gjini. Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com