Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar sa është i gatshëm që të takohet nesër () me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në ora , në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Hamza e tha këtë pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, duke theksuar se secili duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme. “Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit.
Kosova po përballet me vakuum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit është duke e dëmtuar vendin, prandaj duke e ditur seriozitetin e situatës mendoj që secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë. Ftesa duhet të dërgohet qysh e don rendi, të dërgohet nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend. Ftesa për takim është për sot në . Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme.
Nuk jam kundër takimeve. Para se me folë për pozita, janë me rëndësi prioritetet, adresimi i sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk dakordohemi për këto. Unë ia ktheva shkresën që PDK të takohet në ora nesër në ambientet e Kuvendit të Kosovës” – tha Hamza.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”- tha për Kallxo.com, zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka. Para se të certifikohet rezultati zgjedhor, kryeministri në detyrë Albin Kurti në vazhdimësi ishte përgjigjur se do të presin së pari certifikimin e pastaj do të diskutojnë për çështjen e Presidentit.
