Burime të besueshme italiane raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje me Union Saint-Gilloise për transferimin e Anan Khalailit. Sipas Sportitalia , Sky Sport Italia, Tuttomercatoweb dhe gazetarit Fabrizio Romano, zikaltërit do të paguajnë 25 milionë euro, plus bonuse, ndërsa vlera totale e marrëveshjes mund të arrijë në 30 milionë euro, aq sa kërkonte klubi belg.
Interi u hodh në sulm për reprezentuesin izraelit pasi humbi garën për objektivin e parë, Marco Palestra, i cili zgjodhi t’i bashkohej Chelseat. Khalaili shihet si zëvendësuesi i Denzel Dumfries, i cili ditë më parë kompletoi transferimin te Real Madridi. Negociatat mes klubeve nuk kanë qenë të lehta.
Dy ofertat e para të Interit, njëra prej 20 milionë eurosh plus bonuse dhe tjetra prej 23 milionë eurosh, u refuzuan nga Union Saint-Gilloise. 🚨⚫️🔵 Anan Khalaili to Inter, here we go! Deal in place at €25m fixed fee plus add-ons to Union Saint-Gilloise. Agreement with the right wing back done days ago and now also on club side after face to face meeting with Inter today, as revealed.
Inter have their new RWB. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/9o1o9D3Aui — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 9, 2026 Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë sipas së cilës ish-klubi i lojtarit, Maccabi Haifa, do të përfitojë 15 për qind të shumës së një transferimi të ardhshëm. Klubi izraelit e kishte shitur Khalailin te Union Saint-Gilloise në vitin 2024 për 6.5 milionë euro.
Mbrojtësi i djathtë, i cili mbush 22 vjeç në shtator, zhvilloi një sezon shumë të mirë me skuadrën belge, duke regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat. Sipas raportimeve nga Italia, Khalaili pritet të mbërrijë në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të premten ose të shtunën.
Napoli kishte qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje me lojtarin më herët gjatë afatit kalimtar, por nuk arriti të avanconte negociatat për shkak se duhej fillimisht të shiste disa futbollistë./ Telegrafi
