I shpallur në kërkim me urdhër-arrest evropian, kosovari kapet në

0%

Një 37-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore gjermane, është arrestuar nga Policia rumune në komunën Buturugeni, në qarkun Giurgiu. Sipas autoriteteve rumune, arrestimi është realizuar më 8 korrik, pas një kërkese të ardhur nga Inspektorati i Policisë së Qarkut Braila.

Oficerët e Shërbimit të Hetimit Penal në Giurgiu, në bashkëpunim me policinë rurale të stacionit nr. 6 në Mihailesti, kanë zhvilluar një operacion për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim. Gjatë këtij operacioni, ata kanë arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë 37-vjeçarin nga Kosova.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest evropian nga autoritetet gjermane, pasi dyshohet për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me grabitje dhe vjedhje. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit të Policisë së Bukureshtit, me mbështetjen e forcave speciale të Shërbimit të Operacioneve Speciale të Giurgiut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com