Hamza pranon ftesën e Kurtit, takohen të premten

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka pranuar ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një takim të premten, për të diskutuar për formimin e institucioneve. Hamza ka thënë para mediave, pas takimit të Kryesisë së PDK-së, se kjo parti e ka më me prioritet adresimin e sfidave të Kosovës sesa ndarjen e posteve.

“Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat e kam thënë dhe e ripërsëris është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova.

Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, të ketë një kryetar kuvendi, presidentin apo sidoqoftë”, ka deklaruar ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha