Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha

0%

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e mbajtur sot, më , tregoi se ka dhënë nënshkrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së. “Unë i takoj një dege që ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK.

Jo vetëm që e kam nënshkru por janë më shumë se 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje. Nuk kam njohuri a janë deponu”- ka thënë Zemaj para gazetarëve. Zemaj tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së pati kërkesa që të mos ketë zgjedhje të parakohshme. “Kishte kërkesa që të mos ketë zgjedhje të parakohshme por kishte mendime që t’i jepet mbështetje kryetarit që të vazhdojë” – tha ai.

KALLXO.com ka raportuar më se nënshkrime për të thirrur Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës po mblidhen në mënyrë që të votohet shkarkimi i kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo