12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit dhe

0%

Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës së Durrësit dhe personave të dyshuar si përfitues të pronave, në kuadër të një hetimi 4-vjeçar të Prokurorisë mbi një skemë të dyshuar të tjetërsimit të tokave.

Burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht bëjnë me dije se personat e përfshirë dyshohen për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Ekzekutimi i masave të sigurisë po bëhet nga policia e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, hetimi nisi pas inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Durrësit, ku u konstatuan parregullsi të shumta në dokumentacion. Nga 1063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 mësohet se kanë rezultuar të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në pjesën tjetër u evidentuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara ose të dëmtuara, gjë që ngriti dyshime për ndërhyrje të paligjshme në regjistrat e pronave. Bazuar në këto gjetje, Prokuroria hetoi më tej, duke dokumentuar, sipas dyshimeve, një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes manipulimit të dokumenteve dhe procedurave të regjistrimit.

Aksioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë vijon, ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia të japin në orët në vazhdim detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të përfshirë dhe pronat që dyshohet se janë tjetërsuar.

Burimi: Bota Sot