Lojtari nga Kosova u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e

0%

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është trasnferuar te Venezia nga Sparta e Pragës. Shifra e këtij transferimi është rreth 7.5 milionë euro. Kjo shumë parash, e ka bërë Rrahmanin si transferimin më të shtrenjtë në historinë e skuadrës nga Italia.

Lojtari nga Kosova theu rekordin e Armel Bella-Kotchap, i cili u transferua te Venezia gjatë këtij afati nga Hellas Verona për 7 milionë euro. Kujtojmë që Rrahmani kë firmosur me klubin deri në vitin 2029.

Burimi: Bota Sot