Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një

0%

Një polic është pezulluar në Fier. Kjo pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.

Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm” “Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm” , tha Hita.

Burimi: Bota Sot