Publikohen pamjet – aktorja që u bë e famshme për rolin e saj në filmin “The Circle” jetoi në rrugë para vdekjes

0%

Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e Samara Morgan në filmin horror “The Ring” ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas një periudhe të vështirë jetese dhe probleme shëndetësore. Sipas raportimeve, ajo kishte jetuar për muaj të tërë në rrugët e Los Angeles-it, ndërsa në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihej në gjendje të rëndë fizike në zonën Skid Row.

Menaxheri i saj deklaroi se e kishte kërkuar për një kohë të gjatë së bashku me familjen dhe kishte tentuar ta ndihmonte të hynte në trajtim. Daveigh Chase Ai gjithashtu u shpreh se ishin afër ta gjenin dhe ta dërgonin në rehabilitim, por ajo u zhduk sërish para se të ndihmohej. Në media u raportua gjithashtu për probleme të saj me varësi dhe një gjendje të vështirë personale.

Pak para vdekjes, u përmend edhe një fushatë online për ndihmë, por ajo u shoqërua me polemika rreth identitetit të personit që e kishte organizuar. Sipas informacioneve të fundit, ka ndërruar jetë më 16 qershor si pasojë e komplikimeve shëndetësore, përfshirë meningjitin dhe infeksionin në gjak që çoi në sepsë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Daveigh Chase Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur fansat, duke rikthyer vëmendjen te historia e trishtë e një ish-ylli të Hollywood-it.

Burimi: Telegrafi