Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

0%

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili ka folur për mediat në lidhje me kërkesën e Këshilltarëve të AKI-së për seancë urgjente të këshillit, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emërtimeve shqip të rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Këshilltarët e opozitës në Tetovë kërkojnë seancë urgjente për emrat e rrugëve, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është goditje ndaj identitetit shqiptar Ai tha se këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese, sepse vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve shqip, ka qenë vendim gjysmak nga BDI, teksa tani do të regjistrohen sipas ligjit.

“Këto veprime janë të organizuara nga BDI dhe Gjykata Kushtetuese. Po shfuqizohet një vendim i vitit 2007, që realisht nuk ka qenë kurrë në fuqi, sepse ato emra shqip nuk kanë qenë të regjistruara askund ashtu. Nuk e di pse po reagon BDI dhe atë për Komunën e Tetovës, le të reagojnë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto veprime janë defokusim nga një moment kur ne po punojmë për zgjidhjen e duhur të kësaj çështje, kur po finalizojmë emërtimin e rrugëve sipas ligjit, sipas vendimit të Këshillit por dhe miratimit nga qeveria”, tha Qamili.

Ai sqaroi se me punën e komisionit që ka formuar Komuna për këtë çështje, do të rikthehen emrat e rrugëve që janë nga vendimi i vitit 2007 por që nuk janë zbatuar e poashtu do të emërtohen edhe rrugë të tjera më emra të rinj

Burimi: Telegrafi