I dehur sulmoi fizikisht dy persona në veri të Mitrovicës, dërgohet në mbajtje për 48 orë

0%

Njësia policore e Stacionit Policor në Mitrovicë Veri sot rreth orës gjatë patrullimit në rrugën “Zoran Gjingjiq” kanë vërejtur se një person i gjinisë mashkullore ishte duke sulmuar një grua dhe një burrë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë e kanë arrestuar të dyshuarin dhe te gjitha palët e involvuara ne rast janë sjellë ne stacion policor për procedura policore, viktimat kanë refuzuar të dërgohen për tretman mjekësor. “Gjatë intervistimit të viktimave është kuptuar se i dyshuari dhe viktimat janë në lidhje familjare.

I dyshuari pas testit të alkoolit ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.06 promil alkool në gjak. Lidhur ma rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ ndërsa i dyshuari është ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftim. Policia e Kosovës apelon që çdo rast i dyshuar i dhunës në familje të raportohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të gjitha rastet do të trajtohen me profesionalizëm dhe seriozitet, në përputhje me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së viktimave dhe parandalimin e dhunës.

Burimi: Telegrafi