Federata Egjiptiane e Futbollit njoftoi rinovimin e kontratës me trajnerin Hosam Hasan, pas paraqitjes së suksesshme të përfaqësueses në Kupën e Botës. Sipas mediave vendase ajo është e vlefshme deri në vitin 2030. 59-vjeçari u emërua në shkurt të 2024. Hasan e udhëhoqi Egjiptin deri në gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, ndërsa në Botërorin 2026 deri në fazën e 1/8.
Skuadra afrikane u eliminua nga Argjentina në një ndeshje që u shoqërua me polemika për shkak të arbitrimit. Hosam Hasan kishte deklaruar më herët se kishte punuar me përfaqësuesen egjiptiane pa kontratë që nga shkurti i 2026.
