Franca favorite kryesore për të fituar Botërorin

0%

Kur kanë mbetur edhe pak raunde nga finalja e 19 korrikut, Kupa e Botës ka hyrë në fazën më emocionuese të saj. Favoritët mbeten ende në lojë, me Francën që shihet si ajo më e kuotuara për të ngritur lart trofeun. Sipas përllogaritjeve të OPTA-s, “Gjelat’ kanë 27.6% shanse për të fituar turneun, një rënie e lehtë krahasuar me 28.89% që kishte përpara fazës së 1/16-ve.

Në vendin e dytë renditet Spanja me 21.54%, ndërsa Anglia është ngjitur në vendin e tretë me 17.06%. Kampionia në fuqi, Argjentina, ka zbritur në vendin e katërt me 15.9% shanse për triumf, pasi më parë renditej e dyta. Në renditjen e favoritëve pasojnë Norvegjia me 6.50%, Maroku me 4.04%, Belgjika me 3.86% dhe Zvicra me 3.46%. Kupa e Botës 2026 shënoi edhe një rekord të pazakontë.

Turneu ka regjistruar numrin më të madh të ndeshjeve që kanë përfunduar pa gola pas kohës së rregullt dhe shtesë. Rekordi u vendos më 7 korrik, kur Zvicra eliminoi Kolumbinë në raundin e 1/16-ve pas gjuajtjeve të penalltive. Takimi përfundoi 0-0 pas 120 minutash, ndërsa zviceranët fituan 4-3 nga pika e bardhë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ishte ndeshja e tetë e turneut që mbyllej pa asnjë gol në lojë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej shtatë ndeshjesh, i regjistruar në edicionet e viteve 1982, 2006, 2010, 2014 dhe 2022.

Edicioni i vitit 2026, që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, është gjithashtu historik pasi për herë të parë në historinë e Kupës së Botës marrin pjesë 48 kombëtare.

Burimi: Bota Sot