​Zemaj: Debati për Abdixhikun duhet të zhvillohet brenda LDK-së

0%

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj, para mbledhjes së Kryesisë tha se i është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, por që nuk tregoi nëse e ka nënshkruar atë, duke thënë që qëndrimet do t’i jap pas mbledhjes.

Zemaj: Preferoj debatin brenda subjektit tim politik “Unë kisha kërkuar mirëkuptimin që edhe në aspektin personal, por edhe në atë çka përfaqësoj, edhe si strukturë organizative e LDK-së, e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, në ruajtjen e unitetit edhe të kërkesës çdo herë për fitore, por çdo rezultat kërkon edhe reflektim mbi shifrat, numrat, edhe rezultatet që i merr subjekti politik.

Kështu që, na jepni mundësinë që të bisedojmë. Dëgjo nënshkrimet kërkohen për kuvend të jashtëzakonshëm sepse ne kemi pasur një kuvend të rregullt. Sigurisht që po” , tha ai. Sa i përket ftesës për takimin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se LDK asnjëherë nuk është larguar nga tavolina e diskutimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica Xhelili, deklaroi se sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve, qëndrimet e saj do t’i bëjë publike brenda mbledhjes së Kryesisë. Ajo nuk pranoj që qëndrimet e saj t’i shpreh para mediave. Kica: Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes “Qëndrimet e mija.

Për çdo çështje natyrisht që kam opinion mirëpo kam dëshirë që t’i shpreh brenda mbledhjes. Lidhur me çfarë do vendimi eventual mbi të cilin mund të vij nga kryesia shumicës do të votoj dhe shumica qëndrimi i shumicës do të bëhet i ditur” , tha ajo.

Burimi: Bota Sot