Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një grua dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur pranë banesës së çiftit në lagjen “Mark Lula”, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit. Po ashtu, është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!