Tragjike në Turqi: 7-vjeçarja vdes në karrigen e dentistit gjatë një

0%

Një ndërhyrje dentare që synonte t’i kursente një 7-vjeçareje vizitat e shumta dhe dhimbjet te dentisti përfundoi në tragjedi në Turqi, ku vajza humbi jetën gjatë trajtimit nën anestezi të përgjithshme. Sipas mediave të huaja, Ela, 7 vjeçe, ndërroi jetë në spitalin privat Davraz-Yaşam në qytetin Isparta, në jugperëndim të Turqisë, pasi pësoi arrest kardiak gjatë një procedure dentare.

Ngjarja ndodhi më 3 korrik, kur fëmija ishte paraqitur në klinikë për trajtimin e tetë dhëmbëve gjatë një seance të vetme. Për t’i shmangur vajzës dhimbjet dhe stresin e disa ndërhyrjeve të ndara, mjekët kishin vendosur që procedura të kryhej nën anestezi të përgjithshme. Megjithatë, gjatë operacionit ndodhën komplikime të rënda dhe 7-vjeçarja pësoi arrest kardiak.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë, ajo nuk arriti të mbijetojë. Rasti tashmë është marrë në hetim nga Prokuroria, e cila do të shqyrtojë nëse para administrimit të anestezisë janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe analizat e nevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avokati i familjes ka ngritur dyshime lidhur me procedurat paraprake, duke kërkuar sqarime nëse janë kryer analizat e alergjive dhe ato të gjakut. Ndërkohë, prindërit e vajzës, Serap dhe Ali, kërkojnë të mësojnë se çfarë doze anestezie i është administruar fëmijës dhe nëse gjatë gjithë ndërhyrjes ka qenë i pranishëm një anestezist, siç parashikojnë procedurat mjekësore.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas përfundimit të autopsisë. Nga ana tjetër, klinika private ku ndodhi ngjarja ka deklaruar se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore, duke e cilësuar arrestin kardiak të 7-vjeçares si një komplikim të paparashikueshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com