Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Berlinit, pasi një foshnjë e porsalindur është gjetur pa shenja jete në lagjen Lichterfelde. Autoritetet gjermane kanë arrestuar një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet se lidhet me rastin. Prokuroria e Berlinit ka bërë të ditur se e mitura është ndaluar pas hetimeve të para, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende po hetohen.
Foshnja u gjet të mërkurën paradite pranë një ndërtese banimi në rrugën Reaumur, pasi kalimtarët njoftuan shërbimet emergjente. Ekipet mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë, pasi foshnja kishte ndërruar jetë. Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se foshnja kishte lindur vetëm pak orë para se të gjendej.
Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
