Temat e sigurisë zënë vend të veçantë në emisionin Kosova Today. Kësaj radhe me ekspertin e sigurisë Nuredin Ibishi, u diskutua për Samitin e NATO-së që u mbajt në Ankara të Turqisë. Theks të veçantë iu dha mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë organizim kaq të madh.
Sipas Ibishit, pjesëmarrja e liderëve të vendit në këto ngjarje do të shtonte mundësinë dhe do të përshpejtonte anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike. “Anëtarësimi vie por vie duke pritur kohën.
Çdo herë duhet të jemi proaktiv në sistemin në kuptim që duhet të kërkojmë qoftë përmes sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, i cili është një njeri jashtëzakonisht shumë profesional por edhe simpatik dhe është përkrahës i yni. Por, mbi të gjitha është kontakti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Ibishi.
