Romario kërkon shkarkimin e Ancelottit

0%

Shpërndaje në: Legjenda braziliane e futbollit, Romario, ka deklaruar se Carlo Ancelotti duhet të japë dorëheqje si trajner i Brazilit pas eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës. Eliminimi i njërit prej favoritëve për ta fituar Botërorin, ngjalli shumë reagime.

“Nuk ka asnjë arsye që Ancelotti të vazhdojë si trajner i ekipit brazilian pas këtij dështimi, këtij turpi ndaj Norvegjisë”, ka thënë Romario për “Liberta Depre”. 60-vjeçari brazilian shkon më tej me kritika. “Do ta grisja atë kontratë dhe do t’i thosha ta çonte në gjykatë”, është shprehur Romario. Brazili u eliminua nga Norvegjia në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Ancelotti 67-vjeçar mori drejtimin e Brazilit në vitin 2025. Me Brazilin ka kontratë deri në vitin 2030.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha