Në Gjykatën Supreme të enjten u shqyrtua kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar nga mbrojtja e Edmond Lajqit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Gj.U. Gjykata Themelore në Pejë, më , Lajqin e kishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Më pas, Gjykata e Apelit mori vendim, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë. Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen Në seancën e mbajtur në Gjykatën Supreme, mbrojtja e familjes Ukella, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, kërkoi të vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm për Lajqin.
Njëjtë kërkoi edhe vëllai i të ndjerës Gj.U., Shpat Ukella, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në anën tjetër, mbrojtja e Lajqit, avokati Feim Alaj kërkoi që rasti të kthehet në rigjykim ose të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe ai i shkallës së dytë. Vetë i akuzuari Edmond Lajqi i kërkoi falje familjes për rastin dhe tha se ka qenë nën ndikimin e barnave.
Tha se nuk ka qenë vetvetja kur ka ndodhur rasti. Kolegji i gjyqtarëve të Supremes në këtë rast përbëhet nga Bashkim Hyseni- kryetar, si dhe Mejrem Memaj dhe Agim Maliqi- anëtarë. Në seancën fillestare të mbajtur më i akuzuari Lajqi kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë. /BetimipërDrejtësi
