Zjarri në Mat mbetet aktiv, vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve

0%

Një vatër zjarri që ka përfshirë një zonë malore në fshatin Lundre të Njësisë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vazhdon të jetë aktive, ndërsa ekipet në terren po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë pas raportimit të zjarrit, por operacioni është vështirësuar nga terreni i thyer dhe era e fortë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Në aksion janë angazhuar efektivët e zjarrfikëses së Bashkisë Mat, punonjës të Shërbimit Pyjor dhe struktura të tjera mbështetëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e zgjerimit të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithëse në afërsi të zonës së prekur ndodhen disa banesa, autoritetet bëjnë të ditur se ato nuk janë aktualisht në rrezik, pasi është krijuar një perimetër sigurie për mbrojtjen e tyre. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa ekipet në terren mbeten në gatishmëri dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën për të shmangur riaktivizimin ose përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com