Punëtorët e RTK-së ende pa paga, Federata Sindikale kërkon ndërhyrje

0%

Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) i është drejtuar me një letër Presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për shkak të mosrealizimit të pagave të punëtorëve të transmetuesit publik.

Sipas Federatës, deri më pagat e punëtorëve ende nuk janë ekzekutuar, ndërsa këtë situatë e kanë cilësuar si shkelje e një të drejte themelore të punës dhe e dinjitetit të punëtorëve. “Kjo situatë është bërë edhe më shqetësuese për faktin se nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar.

Vetëm një muaj më parë, më 7 qershor, Federata Sindikale ishte e detyruar të organizonte protesta për të njëjtën arsye”- thuhet në letrën drejtuar krerëve të institucioneve. Federata vlerëson se është e papranueshme që transmetuesi publik të funksionojë në kushte kur punëtorët presin pagat e tyre pa afat të qartë, pa transparencë dhe pa komunikim zyrtar nga organet drejtuese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në reagim, kjo federatë akuzon edhe Bordin dhe Menaxhmentin e RTK-së për mungesë transparence, profesionalizmi dhe llogaridhënieje, duke theksuar se heshtja dhe mosofrimi i një zgjidhjeje konkrete janë të papranueshme.

Përmes kësaj letre, Federata Sindikale u ka bërë thirrje Presidentes në detyrë dhe Kryeministrit në detyrë që, të ndërmarrin veprime për zgjidhjen urgjente të situatës dhe të garantojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pagave. Po ashtu, është kërkuar edhe llogaridhënie institucionale për shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje, si dhe marrja e masave që raste të tilla të mos përsëriten.

Federata ka paralajmëruar se, nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme, do të përshkallëzojë veprimet sindikale dhe do të ndërmarrë procedura ligjore pranë institucioneve kompetente. “Punëtorët e RTK-së nuk do të pranojnë që vonesa e pagave të shndërrohet në praktikë të zakonshme.

Ata nuk do të paguajnë çmimin e paaftësisë, neglizhencës apo keqmenaxhimit institucional”- thuhet në fund të reagimit. Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) deri më sot, () ende nuk i kanë pranuar pagat e tyre për muajin qershor.

Në një njoftim që punëtorët e RTK-së e kanë marrë më thuhet se kjo vonesë është shkaktuar për shkak se buxheti i RTK-se për 6 mujorin e dytë ende nuk është transferuar nga Thesari i shtetit. KALLXO.com më ka drejtuar pyetje tek ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu në lidhje me mospagesën e punëtorëve por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Burimi: Kallxo