Zyra e BE-së në Kosovë: Partneriteti me Rusinë po shihet si barrë

0%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me rolin dhe ndikimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare, duke thënë se veprimet e këtij shteti nuk përputhen me deklaratat e tij për stabilitet dhe partneritet.

Në një postim në rrjetet sociale, Zyra e BE-së ka theksuar se Rusia për një kohë të gjatë është përpjekur të paraqitet si një partner i besueshëm, por sipas saj, dallimi mes premtimeve dhe veprimeve të Moskës po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. “Rusia prej kohësh është përpjekur ta paraqesë veten si një partner të besueshëm dhe si burim stabiliteti përtej Perëndimit.

Por, ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve të saj dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar”, thuhet në reagimin e BE-së. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, shumë qeveri po e rishqyrtojnë nëse marrëdhëniet me Rusinë vazhdojnë të përfaqësojnë një zgjedhje strategjike afatgjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike”, thuhet në deklaratë. Ky qëndrim vjen në një periudhë kur vendet perëndimore kanë rritur kritikat ndaj politikave të Moskës dhe ndikimit të saj në çështjet globale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com