Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Seriali “The Pitt” është lider i nominimeve për spektaklin e ndarjes së çmimeve “Emmy” me 25 nominime, ndërsa “Hacks” ka marrë 24 nominime, duke vendosur rekord si komedia me më shumë nominime në historinë e “Emmy”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press. Platforma HBO Max udhëheq me 122 nominime në total.
Në kategoritë kryesore u nominuan edhe emra të njohur si Taylor Swift për dokumentarin me seri speciale koncertale “ The Eras Tour- The Final Show” , Bad Bunny për spektaklin e pauzës ndërmjet dy ndeshjeve të finales së “Super Bowl”, si dhe i ndjeri Rob Reiner për rolin e tij si aktor i ftuar në serialin “ The Bear” .
Aktorja Jean Smart synon të fitojë për herë të pestë radhazi çmimin për aktoren më të mirë në komedi falë rolit të saj në “ Hacks” . Në garën për serialet me metrazh të kufizuar, “Beef” kryeson me 16 nominime, ndërsa “Euphoria” rikthehet në “Emmy” me shtatë nominime, përfshirë edhe një për aktoren e njohur Zendaya.
Ceremonia e 78-të e ndarjes së çmimeve “Emmy” do të mbahet më 14 shtator dhe do të transmetohet në NBC.
