Solbakken: Kane dhe Bellingham janë dy lojtarët më të mirë të Anglisë

0%

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken ka thënë se fakti që shumë lojtarë të skuadrës së tij luajnë në Premier League nuk është domosdoshmërisht avantazh për përballjen ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Norvegjia ka në radhët e saj yje të Premier Leagues si Erling Haaland të Manchester Cityt dhe Martin Odegaard të Arsenalit, por Solbakken ka theksuar se dy lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë aktualisht luajnë jashtë Anglisë. “Dy lojtarët më të mirë të Anglisë ndoshta nuk luajnë në Premier League. Ata luajnë në Spanjë dhe Gjermani”, ka thënë Solbakken.

Ai u është referuar sulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane, i cili ka shënuar gjashtë gola në këtë Botëror, dhe mesfushorit të Real Madrid, Jude Bellingham, autor i katër golave. Solbakken e ka pranuar se fitorja befasuese ndaj Brazilit në fazën e 1/8-tës i ka rritur besimin Norvegjisë, por kërkoi qetësi para ndeshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Na dha më shumë besim, por çdo ndeshje ka historinë e vet”, ka thënë ai. Trajneri norvegjez e ka konfirmuar se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen, duke sqaruar se nuk kishte probleme shëndetësore në skuadër. Ai ka vlerësuar veçanërisht rolin e Haaland, duke e cilësuar sulmuesin një lider në fushë dhe jashtë saj. “Është një lider i madh.

Shumë prej këtyre lojtarëve kanë qenë bashkë që nga grupmoshat e reja dhe po e shijojnë këtë rrugëtim”, ka deklaruar Solbakken. Për Odegaardin, ai ka thënë se mesfushori i Arsenalit ka një përgjegjësi edhe më të madhe te kombëtarja sesa në klub.

“Së bashku me Erling, ai ka qenë një nga lojtarët tanë më të mirë për një kohë të gjatë dhe një kapiten i madh”, është shprehur trajneri norvegjez.

Burimi: Bota Sot