Padel Zone organizon turneun e parë 1vs 1 në Kosovë

0%

vazhdon të sjellë risi në zhvillimin e padelit në Kosovë. Sonte, duke filluar nga ora , do të mbahet Padel Zone 1v1 Tournament, turneu i parë i këtij formati që organizohet në vend. Ndryshe nga padeli tradicional, i cili luhet në formatin 2v2, ky turne sjell një sfidë krejtësisht të re për lojtarët.

Formati 1v1 kërkon më shumë qëndrueshmëri fizike, lëvizje më të mëdha në fushë dhe aftësi individuale, duke e bërë garën edhe më dinamike dhe spektakolare për pjesëmarrësit dhe publikun. Interesimi për këtë format ka qenë i jashtëzakonshëm.

Plot 34 lojtarë janë regjistruar për të qenë pjesë e këtij turneu, duke dëshmuar dëshirën e komunitetit të padelit për të provuar formate të reja dhe për të zhvilluar më tej nivelin e lojës në Kosovë. Padel Zone mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve inovative dhe turneve që promovojnë padelin dhe krijojnë mundësi të reja për garim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ftojmë të gjithë adhuruesit e sportit të na bashkohen sonte në , duke filluar nga ora , për të ndjekur nga afër ndeshje emocionuese dhe për të qenë dëshmitarë të një momenti të veçantë në historinë e padelit në Kosovë.

Burimi: Telegrafi