Dita e Drinit 2026: Konferencë për sfidat e thatësirës dhe të ardhmen

0%

Më , në Hotel Lakeside, Vërmicë (Prizren), do të organizohet konferenca “Dita e Drinit 2026”, e cila këtë vit i kushtohet temës së thatësirës, ndikimeve të saj në Pellgun e Lumit Drini i Bardhë, përgjigjeve të komunitetit dhe strategjive për reziliencë dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike.

Konferenca do të bëjë bashkë përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, ekspertëve, partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Gjatë aktivitetit do të prezantohen gjetjet kryesore të raportit “Përmbledhja e Perceptimeve të Qytetarëve mbi Pellgun e Lumit Drini i Bardhë” , i cili pasqyron qëndrimet dhe shqetësimet e qytetarëve lidhur me gjendjen e pellgut, sfidat mjedisore dhe prioritetet për të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëpërmjet diskutimeve me ekspertë dhe përfaqësues institucionalë, konferenca synon të identifikojë veprimet prioritare për forcimin e qeverisjes së ujërave, rritjen e reziliencës ndaj thatësirës dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që kontribuojnë në ruajtjen e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë.

Dita e Drinit 2026 organizohet nga Shoqata Rilindja e Gjelbër , në kuadër të Drin Day 2026, me mbështetjen e Drin II Project dhe Global Water Partnership – Mediterranean (GWP-Med).

Burimi: Telegrafi