Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur shtetas të Sllovakisë në Ferizaj, pas dyshimit se ka kanosur dy persona me pistoletë. Tek i mituri janë gjetur e konfiskuar një pistoletë me gaz e gjashtë fishekë. “Është arrestuar i dyshuari i mitur shtetas i Sllovakisë për shkak të dyshimit se i kishte kanosur me pistoletë dy viktimat meshkuj kosovarë.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz me 6 copë fishekë të cilën e kishte përdorë për kanosje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti është cilësuar si “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”.
