Një 16-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona me armë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur më se gjatë kontrollit te i dyshuari F.A është sekuestruar një pistoletë më gaz dhe gjashtë fishekë. Të njëjtat janë sekuestruar si prova materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është ndaluar për 24 orë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , pasi Stacioni Policor ka pranuar informacion për një rast të dyshuar të kanosjes me armë zjarri. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë në incident.
Në stacionin policor janë shoqëruar dy persona në cilësinë e viktimave dhe një person i dyshuar. Policia njoftoi se dy viktimat janë intervistuar në lidhje me rastin, ndërsa i dyshuari nuk ka mundur të intervistohet pasi, sipas autoriteteve, ndodhej nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar është iniciuar procedurë për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
