Ekskluzive | E kanosi me revole pas provokimeve në komunikacion,

0%

Një konflikt në komunikacion është përshkallëzuar në kanosje me armë zjarri, duke çuar në arrestimin e një 24-vjeçari dhe sekuestrimin e armës që ai posedonte në veturë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës , në aksin rrugor nga Millosheva deri në Shkabaj, në territorin e komunës së Obiliqit. Sipas denoncimit të viktimës, A.

P. (38 vjeç), gjatë lëvizjes në komunikacion, drejtuesi i automjetit tjetër, Leonard Geci (24 vjeç), kishte kryer disa frenime të vrullshme dhe manovra provokuese. Më pas, sipas ankuesit, ai kishte nxjerrë dhe ekspozuar një revole, duke e kanosur.

Pas raportimit të rastit, automjeti i të dyshuarit është ndaluar nga njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë, ndërsa më pas rasti është trajtuar nga Stacioni Policor në Obiliq, pasi ngjarja kishte ndodhur në territorin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia ka sekuestruar: një armë zjarri Zastava; një karikator; 9 fishekë; një leje për armë të shenjëtarisë; një libër për evidencën e lëvizjeve me armë. Sipas burimeve të Sinjalit, ndonëse i dyshuari posedonte leje për armë të shenjëtarisë, arma dyshohet se është përdorur në kundërshtim me ligjin gjatë incidentit në komunikacion.

Leonard Geci është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com