Në arrati prej 7 vitesh, arrestohet i dënuari me mbi 4 vjet burg –

0%

Një person i kërkuar prej vitesh nga organet e drejtësisë ka përfunduar në pranga mëngjesin e së mërkurës në Mitrovicë, pas një aksioni të realizuar nga Policia e Kosovës, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arrestimi është kryer më 8 korrik, rreth orës , në zonën e njohur si Tuneli i Parë, në rrugën “Nystret Musa” në Mitrovicë.

Sipas informacioneve, personi i arrestuar ishte në arrati prej shtatë vitesh, ndonëse ndaj tij ekzistonte një vendim i formës së prerë i Gjykatës Themelore në Ferizaj, me të cilin ishte dënuar me 4 vjet e 50 ditë burgim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë verifikimeve policore është konstatuar se i njëjti figuronte edhe me 10 urdhër-arreste aktive, të lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Arrestimi është realizuar nga Njësia e Urdhëresave e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore, i dënuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të nisë vuajtjen e dënimit.

Rasti konsiderohet një nga arrestimet më të rëndësishme të ditëve të fundit, për faktin se i kërkuari kishte arritur t’i shmangej ekzekutimit të vendimit gjyqësor për afro shtatë vjet, pavarësisht ekzistimit të 10 urdhër-arresteve aktive ndaj tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com