Kjo s´ka ndodhur kurrë te pasardhësit e Gjergj Kastriotit, shqiptarët. Shqipëria po hyn në muajin e dytë, e pushtuar nga korbat e sorrat. Për këtë në rrjetet sociale po vajton përpos PS edhe Rama, pasi ia kanë ngushtuar hapësirën tokësore e ajrore dhe ia kanë prishur qetësinë, që të meditoj me kabinetin e tij.
Si intelektual i rangut të lartë e piktor, ai nuk e ka guximin t´u dal përpara dhe të përballet me sorrat e korbat, megjithëse nga dritarja e byrosë së tij po i shan, po i kërcënon, po u ngjet epitete nga më të ndryshmet përçmuese dhe po u reciton poezi përbuzëse (duke ua larguar refrenet që si përshtaten) nga Dritëro Agolli.
Në fillim i injoroi dhe mendoi se do ta kenë një fund e do të shporren, po për çudinë e të gjithëve, sorrat e korbat, vetëm sa erdhën duke u shtuar. Rama i shqetësuar nga ky fenomen natyror, u mundua t´i gjente shkaqet dhe arsyet e grumbullimit të tyre nën zyrën e tij.
Unë nuk i kam joshur me asgjë, as nuk i kam ftuar për vizitë, e as për aheng, deklaroi Rama para PS, patronazhistëve, mediave sociale, qendrave televizive e shtypit të kontrolluar nga ai dhe kabineti i tij. Rama po ashtu e vranë edhe sot mendjen se me porosi të kujt erdhën, sorrat dhe korbat, dhe u grumbulluan, pranë byrosë së tij. Ia nxiti Greqia, Irani, apo kush.
Balla po ashtu i trazuar nga gjendja e pa rrugëdalje, iu bashkua Ramës dhe sorrat e korbat po i quan mbeturina sociale e politike, si dhe grupe me përbërje kriminale. Ai e zbuloi së fundi se edhe Rusia është e përzier në organizimet me korba e sorra. Balla gjithashtu u mundua që edhe UÇK ta fus në këtë valle.
Vetvetiu as sorrat e as korbat nuk mbijnë nga toka, po vijnë nga hapësira të ndryshme. Ato po vijnë, sikur të jenë të porositura. Dikush i tha Ramës se edhe Kurti ka gisht këtu. Millosheviqi ia kishte çuar kosovarët Shqipërisë gjatë luftës, kurse tash po ua çon Kurti.
Këtij mendimi mund t´iu bashkëngjiten menjëherë PD e Kosovës e cila njihet si filiale e PS të Shqipërisë, po edhe opozita duke e përfshirë edhe LDK e Abdixhikut. Fajtori po kërkohet gjithandej, me vrull dhe me nxitim. Diktaturat e diktatorët, i shpikin armiqtë ku janë e ku s’janë. Është me rëndësi po ashtu të dihet se sorrat e korbat a janë armiq të jashtëm apo të brendshëm.
Nga po vijnë, nga Prishtina a nga Tetova, nga Evropa apo nga Amerika. Në Shqipëri si duket po kërkojnë të krijojnë koloni së bashku edhe me flamingot. Çfarë është me rëndësi, sorrat e korbat çdo ditë të grumbulluar në shesh, po ia numërojnë Ramës një nga një të zezat që ia solli Shqipërisë e shqiptarëve, jo vetëm brenda shtetit amë.
Po këto sorra e korba po kërkojnë zgjidhje, Rama me kompaninë e kabinetin e tij, ti mbathin këpucët, duke ua numëruar për çdo ditë me fakte e argumente arsyet. Po ashtu me mijëra e mijëra sorra e korba, çdo ditë po e mahnitin Evropën e Botën, me sjelljen e tyre dinjitoze e paqësore.
