Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përfunduar valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, duke goditur rreth 90 objektiva ushtarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM bëri të ditur se forcat amerikane kanë goditur sisteme të mbrojtjes ajrore, pajisje të mbikëqyrjes bregdetare, depo raketash dhe dronësh, kapacitete detare, si dhe infrastrukturë logjistike ushtarake përgjatë vijës bregdetare të Iranit, shkruan CNN.
Sipas CENTCOM-it, këto sulme pasojnë operacionet ofensive të kryera një natë më parë në territorin iranian. Autoritetet amerikane theksuan se qëllimi i sulmeve ishte “të dobësojnë më tej aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare dhe marinarët civilë të pafajshëm në Ngushticën e Hormuzit”. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këto sulme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
