Ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor Rahovec – Drenoc

0%

Drejtori i Shërbimeve Publike Përparim Krasniqi, ka njoftuar se do të ndalohet përkohësisht qarkullimi në segmentin rrugor Rahovec dhe Drenoc. “Ekipet janë duke punuar në këtë pjesë të rrugës, nga ora e mëngjesit do të filloj shtrimi i emulsionit, të fazës përgatitore për asfaltimin e rrugës”, thuhet në postimin e bërë nga Krasniqi në Facebook.

Thirrje iu bëhet qytetareve që të mos kalojnë në këtë rrugë, pasi qarkullimi i automjeteve mund të dëmtojë punimet dhe të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. “Përdorni rrugët alternative për lëvizjen tuaj deri në përfundimin e punimeve. Ju lutemi respektoni sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Telegrafi