Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Karim Adeyemit, duke i dorëzuar Borussia Dortmundit një ofertë zyrtare për sulmuesin gjerman. Sipas gazetarit Gerard Romero, bisedimet ndërmjet dy klubeve janë duke vazhduar, ndërsa drejtuesit e klubit katalanas janë në pritje të përgjigjes nga Borussia Dortmundi lidhur me propozimin e bërë.
Burime pranë negociatave bëjnë të ditur se vetë Adeyemi ka shprehur qartë dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, duke e parë ekipin spanjoll si opsionin e vetëm ku dëshiron të transferohet gjatë kësaj merkatoje.
Klubi katalanas synon ta finalizojë marrëveshjen sa më shpejt, por hapi vendimtar tashmë mbetet në dorën e Borussia Dortmundit, që duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën për 24-vjeçarin.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për këtë transferim, teksa Barcelona mbetet optimiste se do ta realizojë një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar veror. 🚨🔵🔴 BREAKING: Barcelona submit official bid to Borussia Dortmund for Karim Adeyemi. Negotiations ongoing with BVB as @gerardromero reported.
Adeyemi wants Barcelona as ONLY club to join this summer. 🫱🏻🫲🏼 Barça made their bid and want Adeyemi now, waiting on BVB decision. pic.twitter.com/mhKq9OGfPn — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
