Tepelena: Samiti i NATO-s këtu është fitore e popullit shqiptar,

0%

Kritiku dhe studiuesi i artit, Andi Tepelena, e konsideron protestën e zhvilluar në Tiranë si një shprehje të pakënaqësive të akumuluara ndër vite ndaj mënyrës së qeverisjes. I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ai u shpreh se ngjarjet e fundit nuk lidhen vetëm me një çështje të veçantë, por pasqyrojnë një debat më të gjerë mbi qeverisjen, institucionet dhe çështjen e pronave.

Sipas Tepelenës, ajo që nisi me debatet për Zvërnecin u shndërrua në një simbol të pakënaqësive më të gjera të qytetarëve. Ai argumentoi se protestat kanë nxjerrë në pah problematika që, sipas tij, lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe administrimin e pronave.

Tepelena përmendi gjithashtu se çështja ka tërhequr vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare, duke iu referuar diskutimeve në Parlamentin Evropian. Duke komentuar zhvillimin e Samitit të NATO-s, ai ngriti pyetjen nëse drejtuesit e Aleancës janë të informuar për situatën e brendshme në Shqipëri dhe për protestat që po zhvillohen prej javësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Tepelena theksoi se organizimi i samitit nuk duhet parë si sukses i një qeverie të caktuar, por si një arritje e shtetit shqiptar dhe e qytetarëve. Sipas tij, kontributi i Shqipërisë në NATO përfaqësohet nga angazhimi i ushtarëve shqiptarë në misionet e Aleancës dhe jo nga figurat politike.

Në përfundim, studiuesi i artit u shpreh se Samiti i NATO-s duhet të konsiderohet një sukses për Shqipërinë në tërësi, ndërsa debati politik i brendshëm mbetet një çështje më vete. Ai nënvizoi se rëndësia e Aleancës dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar nuk duhet të ngatërrohet me përplasjet e politikës së ditës. Andi Tepelena:Po bërtet Shqipëria, faktikisht po ulëret Shqipëria.

Plagët e Shqipërisë aty te ai mikrofoni që për mendimin tim duhet shpallet monument kulture mbas asaj proteste. E vërteta është që me Zvërnecin ishte shkëndija e asaj që ndodhi.

Pra u duk si një, një, një problem lokal, por faktikisht nxorri në pah të gjithë keqqeverisjen e këtyre viteve, korrupsionin dhe kapjen peng të demokracisë dhe të institucioneve dhe, dhe nxjerrjen në shitje në ankand të Shqipërisë me çështjen e pronave. Natyrisht që nga New York Times-I ne sot patëm një deputete europarlamentare holandeze që foli në Parlamentin Europian për këtë gjë.

Nuk e ndaj derisa të iki Rama as të dehet të rrëzohet, do ta mbaj me vete. Nuk e di, nëse do e bëja ndonjë ndërhyrje për, në lidhje me samitin e NATO-s, domethënë. Meqë më ftove si kur, si kritik i artit dhe jam njeri i lirë ta shpreh edhe këtë gjë.

Se sa e dëgjoj, unë mendoj që drejtuesi i NATO-s, nuk e di, a është në dijeni që ka një protestë në Shqipëri, që janë 30-40 ditë që shqiptarët po protestojnë masivisht, domethënë, i ka ardhur ndonjë video, ndonjë, ndonjë informacion në lidhje me këtë?

Seriozisht unë nuk e shoh fare serioze që drejtuesi i NATO-s të përqafohet me Edi Ramën, i cili në këtë moment është në pikën e diskriminuar totalisht nga populli shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare. Pra shoh një mungesë ndjeshmërie, domethënë ndaj gjithë kësaj pakënaqësie, revolte të shqiptarëve.

Dhe më vjen ndërmend domethënë, në qoftë se edhe Rilindasit tanë gjithë këtë shqetësim që kanë pasur apo qeveria e Ismail Qemalit, nëse Europa vërtetë vendet e vogla, popujt e vegjël i trajton kështu sikur s’kanë pikë rëndësie, por merret kryesisht me ata që janë administratorë apo janë qeveritarë, dhe me ato i mbyll të gjithë bizneset, kurse çfarë është pjesa tjetër, popullata, banorët e saj, sikur nuk, nuk llogariten fare.

Domethënë deri diku më shkakton një lloj ndjesie revolte, por nga ana tjetër mendoj me gjakftohtësi, në mënyrë racionale, që kjo është, në qoftë se vjen NATO këtu, mirë se të vijë, është fitore e popullit shqiptar mbi të gjitha. Nuk e ka futur NATO-n Edi Rama.

Ushtarët shqiptarë nuk shkojnë, nuk shkojnë kryeministrat, po shkojnë ushtarët shqiptarë në vendet ku kërkon NATO, kështu që është fitore për popullin shqiptar, le ta konsiderojmë kështu. Ëëë, në këtë aspekt, është domethënë. nuk i jepet shumë rëndësi.

Burimi: Bota Sot