Berisha akuzon Ramën: Pengoi pjesëmarrjen e Presidentit Begaj në

0%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar udhëtimin e presidentit Bajram Begaj drejt Samitit të NATO-s në Ankara. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se Begaj ishte paraparë të kryesonte delegacionin shqiptar në samit, por sipas tij, Rama ndërhyri për të penguar pjesëmarrjen e kreut të shtetit.

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë nga ai që e quan “diplomati dixhital”, ndërsa pretendon se në dokumentet protokollare presidenti Begaj figuronte si drejtues i delegacionit shqiptar. Ai akuzon kryeministrin se ka ndërmarrë veprime për të ndryshuar përfaqësimin e Shqipërisë në samit, duke e cilësuar këtë një akt antikushtetues.

Berisha pretendon gjithashtu se Rama udhëtoi i vetëm drejt Ankarasë, ndërsa presidentit Begaj, sipas tij, iu pamundësua pjesëmarrja në samitin e Aleancës. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Kryeministria apo Presidenca e Shqipërisë lidhur me këto pretendime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com