Baraliu: VV-ja e ka obligim t’ia votojë opozitës një prej kandidatëve

0%

Shpërndaje në: Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se përgjegjësia për formimin e institucioneve, konkretisht tejkalimi i bllokadës te çështja e presidentit, bie mbi të dyja palët – partinë e parë fituese të zgjedhjeve ashtu si edhe partitë e tjera.

Ai ka deklaruar se ekzistojnë mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje, derisa ka përmendur si opsion pjesëmarrjen e deputetëve në sallë për të mundësuar kuorumin, si dhe që Vetëvendosje t’ia mundësojë opozitës votimin e një prej tre kandidatëve potencialë të saj. “Në të dyja anët është përgjegjësia, e para e fituesit sepse populli i ka dhënë besim më shumë.

Ka mundësi të gjendet zgjidhja, qoftë pranimi të qenit në sallë për kuorum për të votuar siç mendon vetë sepse mandati është i vetë deputetit, dhe mundësia e dytë që të bisedojnë të bëjnë dialog parti më parti ose në tryezë të përbashkët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse kjo jo, i takon… obligim kushtetues, moral, etik e politik fituesit të zgjedhjeve që kësaj radhe pa kërkuar shumë detaje t’ia japë mundësinë partive opozitare dhe t’ia bëjë nënshkrimet nëse duhen dhe që ta votojnë një prej 3 kandidatëve të mundshëm për president”, ka thënë ai në “Interaktiv”.

Baraliu ka paralajmëruar se zgjatja e bllokadës politike mund të ketë pasoja serioze për shtetin. “Kemi shumë probleme dhe jemi në rrezik si shtet, jemi në rrezik të zhbërjes së shtetit. Nëse vazhdojnë të mbajnë ego të sëmura politike, kjo duhet të ndërpritet”. Ndërkaq, Baraliu ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës duhet të thirret brenda ditësh, pa humbur kohë.

Siç theksoi ai, afati kushtetues jep 30 ditë por sipas Baraliut seanca duhet të thirret shumë më shpejt që të mos lihet deri në fund të afatit. Ai u shpreh se partitë politike kanë pasur mjaftueshëm kohë për diskutimet rreth marrëveshjes së mundshme për formimin e institucioneve. “Do duhej me shpejtësi të veprohej, mos të pritej ajo siç u tha nga u.d presidentja ‘brenda afatit kushtetues.

Ajo nënkupton 30 ditë, është shumë, duhet brenda disa ditësh sepse kanë pasur mjaftueshëm kohë dhe të fillojnë konstituimin e Kuvendit. Pastaj të ketë marrëveshje, zgjidhje, për presidentin para se të bëhet qeveria. Ose një pako që mund të ketë marrëveshje për presidentin dhe qeverinë. Më e mundshme mund të jetë një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së”.

Burimi: Koha